Thënie Për Atdheun
2024-02-20 05:24:01
Nënëloket shqiptare janë mitra e kombit ku u ngjiz e brumos breznia e identiteti.
2024-01-13 17:06:19
Atdheu nuk ka mundur të frymon pa luftëtarë, ndaj gjaku i derdhur obligon brezat, hapën portën shpresës së ëndrruar, ata na veshën me dashuri e obligim për jetimët e dëshmorët...
2023-12-28 19:00:05
Në hijen e historisë së dhimbshme, udhëtuam të robëruar e persekutuar, hirësia e saj drita e rilindur, ndriçoi kombin e lashtë Arbërian.
2023-08-31 06:24:31
Gurin e vendlindjes nuk e ndava kurrë. Diku në sallon e mbaj, nën flamur. Të dy më thonë: ''Ti je dhe ke. Ti je shqiptare dhe ke një atdhe''.
2023-01-08 16:59:37
Vetëm dashuria dhe respekti yt që ke për atdheun (nëse vërtetë ke), nuk ka vlerë sa duhet, nëse nuk krijon kushtet, që atdheu yt të dashurohet dhe respektohet edhe nga të huajt.
2022-12-10 10:43:33
Një popull që historinë e tij kombëtare e shkruan me laps të thjeshtë, ai popull do të mbetet pa të kaluarën e tij historike!
2022-09-19 15:04:14
Kombin nuk e lartësojnë politikanët as milionerët, por Arti, Shkenctarët e Shkrimtarët.
2022-06-30 04:53:57
Atdhetarët kur lëshojn lot, në dorë flamurin se mbajnë dot. Ulen në gjunjë puthin tokën, për Atdhe japin kokën.
2022-05-29 13:02:55
Atdheu përparon ashtu siç duhet, atëherë kur e duam vërtetë, aq sa shtiremi që e duam!
2022-05-28 18:22:33
Shqipe, je ajër që më jetëson, frymë që gjallë më mbanë, je besë, plis, dritë e flamur frymëzim për vargje atdhetare.
2022-05-20 05:17:58
Atdheu nga politikanet emer aq shume i perfolur, nga qeveritaret edhe me shume i anashkaluar, por nga populli jashtezakonisht i dashur.
2022-05-11 15:47:00
…ndaj atdheut dashuria me fanfare nuk trumbetohet ajo pushton shpirtin zapton, ndjenjat dridhë, tërë qenien pasuron…
2022-03-26 16:09:26
Përmbi sfondin e kuq u ul shqiponja dhe flamuri valëvitet mbi ne. Kuq e zi i veshim ditët tona, himne ngrejmë përmbi Atdhe.
2022-03-25 22:13:14
Ndaj atdheut dashuria me fanfare nuk trumbetohet. Ajo pushton shpirtin zapton, ndjenjat dridhë, tërë qenien pasuron...
2022-03-19 08:05:44
Jo Shoq, JO, Atdhedashuria nuk është në Fe, Fis o Emër. Ajo është në ZEMËR!
{{ page + 1 }}/{{ pages }}