>
THENIESHQIP
copë

23 Thënie me tag "#copë"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


cóp/ë,-a

Klasifikimi: f, sh, fig, mospërf

  1. f, sh
    cóp/ë,-a -a(t) dhe -ëra(t)
    • pjesë e diçkaje e shkëputur nga e tëra; pjesë e një të tëre, e kohës, e jetës etj.: një copë byrek (djathë, mish, bukë); copë guri (tulle, druri); copëra letre (qelqi); një copë tokë; një copë rrugë; një copë herë ca kohë; një copë një e tërë e pandarë; gjumë me copa gjumë i ndërprerë; copë mishi me dy sy (përçm.) njeri i trashë nga mendja; kush kërkon copën e madhe, humbet edhe të voglën (fj. u.); ku të tregojnë copën e madhe, merr lugën e vogël! mos prit shumë prej diçkaje që ta lëvdojnë tepër!
    • pjesë nga një vepër letrare, muzikore etj.: copa leximi; copa melodish.
    • a pëlhura që nevojitet për një veshje: copë për fustan.
      Shiko gjithashtu:
    • pjesë e një me për shartesë, kalem, pip: copa ulliri; shtim (shumëzim) me copa.
      Shiko gjithashtu: ,
  2. sh
    • -ë(t) një send i veçantë që merret si njësi numërimi a përllogaritjeje: pesë copë libra; dhjetë copë dërrasa; punë (pagesë) me copë; shiten me copë.
  3. fig, mospërf
    • dikush a diçka pa vlerë; njeri i pafuqishëm e fatkeq: një copë burrë (grua); një copë mësues; atë copë shtëpi ka.