>
THENIESHQIP
det

65 Thënie me tag "#det"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


det,-i

Klasifikimi: m, sh, fig, ndajf

  1. m, sh
    det,-i -e(t)
    • hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, e rrethuar me tokë zakonisht jo nga të gjitha anët: deti Adriatik (Jon); det i keq det me dallgë; lahem në det; rreh detet udhëton nëpër dete; detin shkoi diku larg duke udhëtuar nëpër det; e zë deti i vjen për të vjellë kur udhëton në det; në det të hapur larg nga brigjet e detit; ka det deti është me dallgë; edhe po të jetë në fund të detit… kudo që të jetë; deti s’kalohet më këmbë (fj. u.); s’matet deti me (fj. u.); nuk soset (nuk thahet) deti me (fj. u.); ç’bën në det, e në kripë (fj. u.) e keqja që kërkon t’i bësh tjetrit, do të të bjerë mbi një ditë.
      Shiko gjithashtu: , , , ,
    • gjymtyrë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta për kafshë a për bimë të ujërave të kripura ose të bregdetit: breshkë deti (zool.); deti (zool.); lakër deti (bot.); dash deti (zool.); fik deti (bot.); bishë deti (bot.).
      Shiko gjithashtu:
  2. fig
    • shumicë e madhe njerëzish, sendesh etj.; hapësirë e madhe, diçka e pamasë dhe e pafund: det njerëzish.
  3. ndajf
    • si me shumicë, pa fund; plot e përplot: u bë gruri det; u bë det u përmbyt; u lag krejt; hëngri shumë, u , u zhdëp.
      Shiko gjithashtu: