>
THENIESHQIP
di

104 Thënie me tag "#di"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


di

Klasifikimi: kal, jokal, kryes

  1. kal
    di -ta, -tur
    • kam njohuri ose të dhëna për dikë a për diçka; e kam marrë vesh; e zotëroj: di disa gjuhë; e di përmendsh (ujë, në majë të gishtave) e di shumë mirë; ia di zemrën (kokën, mendjen); ia di huqet e njoh mirë; me sa di unë nga të dhënat a njoftimet që kam, nga ç’kam marrë vesh; e kam ditur njeri me mend e kam njohur a e kam menduar si njeri të zgjuar; më mirë të dish se të (fj. u.); i zoti e di ku i pikon (fj. u.).
      Shiko gjithashtu: ,
    • ngulit në mend; mësoj: dije mirë se duhet shumë punë; e di ç’ke ti? përdoret për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit, kur i themi për një punë a kur e këshillojmë për diçka.
  2. jokal
    • jam i zoti të bëj diçka; edhe kuptoj, marr vesh; jam i vetëdijshëm për diçka, e çmoj: di t’i bjerë violinës; di të sillet (ta përmbajë veten); nuk di të lidhë dy fjalë (bashkë) s’është i aftë t’i shprehë qartë mendimet, mezi flet; s’ditën nga ikën ikën të shpërndarë; djalli e di (thjesht.) askush nuk e di; ia di për nder (për të mirë) (dikujt) i jam mirënjohës.
  3. kryes
    • . nuk i nënshtrohem dikujt a diçkaje; nuk trembem, nuk thyhem; nuk e kam provuar a nuk e kam përjetuar diçka, nuk merrem kurrë me diçka: nuk di ç’është frika nuk ka frikë fare; nuk di ç’është nuk gënjen kurrë; nuk di ç’është pushimi nuk pushon asnjëherë; nuk di llafe (fjalë) nuk meret me llafe, nuk ka fjalë.
      Shiko gjithashtu: ,