gjendje
63 Thënie me tag "#gjendje"
▸
{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }} REZULTATET E KËRKIMIT:
gjéndj/e,-a
Klasifikimi: f, sh, fiz, drejt, fin, libr
- f, shgjéndj/e,-a -e(t)
- ▸ veprimi sipas foljes.
- ▸ tërësia e kushteve në të cilat është dikush a diçka në një çast të caktuar; tërësia e vetive a e shenjave që e tregojnë këtë: gjendja shëndetësore (, mendore, shpirtërore); në gjendje të mirë (të vështirë); gjendja e të sëmurit; gjendja e shtëpisë; jam në gjendje kam mundësi, mundem; jam i aftë, jam i zoti; doli nga ajo gjendje; / tërësia e kushteve dhe e rrethanave në të cilat ndodhet një vend, një popull etj.; situatë: gjendja ekonomike (politike, shoqërore); gjendje e jashtëzakonshme (shtetrrethimi, lufte).
- ▸ kushtet ekonomike të dikujt; të ardhurat dhe pasuria: është në gjendje të mirë; ra nga gjendja.
- fiz
- ▸ mënyrë të qeni e një lënde ose e një trupi, e përcaktuar nga shkalla e lidhjes dhe e lëvizjes së molekulave: në gjendje të ngurtë (të lëngët, të gaztë).
- drejt
- ▸ tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve me të cilat vishet a ngarkohet një njeri nga ligjet: gjendja familjare; gjendja civile.
- fin
- libr
- ▸ të qenët diku, prani, ndodhje: gjendja e tij atje nuk pritej.
Folje: gjendem
Sinonime: