>
THENIESHQIP
gjurmë

23 Thënie me tag "#gjurmë"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


gjúrm/ë,-a

Klasifikimi: f, sh, kryes, fig, bised

  1. f, sh
    gjúrm/ë,-a -ë(t)
    • shenjë që lë shputa e këmbës së njeriut ose thundra a putra e kafshëve; shenjë mbi diçka nga një goditje, nga diçka që lëviz a që rrëshqet etj.: gjurmë njeriu (, ariu); shkoi pas gjurmëve; unë them “ja ujku”, ti kërkon gjurmët (kur ke ujkun, mos i kërko gjurmët!) (fj. u.); / diçka e ngjashme me shputën a me thundrën: gjurmë mushke (bot.) thundërmushkë.
      Shiko gjithashtu:
  2. kryes, sh
    • shenja të veçanta, që dëshmojnë se diçka ka qenë a gjendet aty; shenja a dëshmi të mbetura nga diçka e së kaluarës: gjurmët e mineralit (e naftës); gjurmët e qytetërimit ; / pasojat e një veprimi, e një dukurie etj.; shfaqje e jashtme e diçkaje: gjurmët e tërmetit (e zjarrit, e tajfunit); gjurmët e sëmundjes.
      Shiko gjithashtu:
  3. kryes, sh, fig
    • frytet e një veprimtarie; përshtypje, : la gjurmë në shkencë (në histori); / shembull i mëparshëm që ndiqet nga dikush: në gjurmët e rilindësve; ndjek gjurmët (e dikujt) veproj njësoj si një paraardhës, eci në rrugën e tij; shkel në gjurmët (e dikujt) ndjek shembullin e tij.
      Shiko gjithashtu:
  4. kryes, sh, bised
    • gjurmashka.