>
THENIESHQIP
krah

58 Thënie me tag "#krah"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


krah,-u

Klasifikimi: m, sh, fig

  1. m, sh
    krah,-u -ë(t)
    • secila prej dy gjymtyrëve të sipërme të trupit të njeriut, nga supi deri te dora; veshja që mbulon këto gjymtyrë; secila nga gjymtyrët e sipërme te shpendët, te dhe te disa , që shërbejnë për të fluturuar; flatër: krahu i djathtë (i majtë); krahët e fluturës; hapi (mbylli) krahët; e kapi për krahu; të lumshin krahët! (ur.); iu thafshin krahët! (mallk.); / diçka që u ngjet këtyre gjymtyrëve; fletë: krahët e avionit; krahët e kolltukut anët e kulltukut, ku mbështeten bërrylat; krahu i vinçit (tek.) pjesa që lëviz e vinçit; krahët e lumit anët ose degët e lumit.
      Shiko gjithashtu: ,
    • ngarkesë sendesh sa mund të përfshihet me një nga këto gjymtyrë: një krahë (, ).
      Shiko gjithashtu: , ,
    • anë, drejtim; një vend që është pranë atij që flet; ana e diçkaje ku kryhet një veprim: në krahun e majtë majtas; në krahun e ndërtesës përbri ndërtesës; e kam në krah e kam përbri ose pranë; i rri në krah (dikujt) i rri pranë; i morën krahët armikut (usht.); luan me krahët (sport.).
    • forcë pune (zakonisht në bujqësi); punë me dorë ose fuqia e dikujt (edhe në disa njësi ): kam tre krahë pune; punëtor krahu punëtori që punon me etj.; më ranë (m’ u këputën) krahët u lodha së punuari.
      Shiko gjithashtu: , ,
  2. fig
    • edhe sup; kurriz, shpinë (edhe në disa njësi ): me pushkë (me torbë) në krah; i fërkon krahët (kurrizin, shpatullat, zverkun) (keq.) e merr dikë me të mirë, i serviloset; i ktheu (i solli) krahët (shpatullat, kurrizin) (dikujt) e braktisi, kur ai kishte nevojë; nuk e më a nuk kujdeset më për të; flet (vepron) prapa (pas) krahëve flet (vepron) fshehurazi ose tinëz; kthen krahët (gunën) nga fryn era është pa karakter.
      Shiko gjithashtu: ,
    • përkrahja a ndihma që i jepet dikujt; mbështetje, mbrojtje; anësi (edhe në disa njësi ): e kam krahun e djathtë e kam ndihmësin kryesor; i doli (iu bë ) krah; më dha (më vuri) krahun (krahët) më ndihmoi; iu prenë krahët s’ka kush ta ndihmojë më tani; i mban krahun (dikujt) merr anën e dikujt.
      Shiko gjithashtu: