mbaj
191 Thënie me tag "#mbaj"
▸
{{ itm.artist }}:
{{ itm.lyrics }}
REZULTATET E KËRKIMIT:
mbaj
Klasifikimi: kal, kund, fig, v, jokal, bised
-
kundmbaj -ta, -ur
-
▸ e kap me dorë a me një gjë tjetër dhe e shtrëngoj që të mos lëvizë, të mos ikë a të mos veprojë; e ndal, e pengoj; lëshoj: e mbaj fort; e mbaj për dore; mbaj frymën ndal frymëmarrjen; mbaje zogun sa e ke në dorë (fj. u.).
-
-
kal
-
▸ e bëj të qëndrojë diku ose të rrijë në një gjendje të caktuar: e mbaj dorën lart (kokën ulur); i mbaj dritaret hapur; mbaj gojën mbyllur; e mbajtën dy javë në spital (në punë); mishi të mban gjallë; e mbaj me shpresa (me fjalë); më mban shpresa shpresoj ende; kjo enë e mban gjellën të ngrohtë.
-
▸ e marr, e ndal ose e pranoj dikë a diçka: e mbajti djalin për darkë; ma mbajti kusurin; nuk m’i mbajti dhuratat; e mbajti në punë.
-
▸ e quaj për dikë a për diçka: e mbanin për trim (për të mençur).
-
-
fig
-
▸ e marr peshë me duar a në shpinë; e mbart dikë a diçka: e mban në krahë (në qafë); mund ta mbaj në supe; i mban me kamion; / edhe marr diçka me vete dhe e përdor; kam: mbaj letërnjoftimin me vete; mban syze (këpucë me qafa); mban kapele (rroba të çelëta); mban ose shkop (për të ecur); mban disa urdhra e ; rruga mban emrin e heroit kombëtar; e mbaj afër (dikë); e mbajtsh me shëndet! (ur.); e mbaj parasysh e kam parasysh.
-
-
fig, v
-
▸ edhe përmbaj; ndrydh përbrenda (një ndjenjë etj.), nuk e shfaq; duroj: mbajti lotët (të qeshurën, inatin); di ta mbajë veten; s’e mban dot atë turp; / III është mbështetje për diçka; qëndron, duron: urën e mbajnë këmbëzat; nuk mban më kjo dysheme (ky litar).
-
-
jokal, bised, fig
-
▸ edhe nisem a shkoj në një drejtim të caktuar; vete: ia mbajti drejt (majtas, për Durrës); nuk di nga t’ia mbajë s’di nga të shkojë; s’di ç’të bëjë nga që e ka zënë; / edhe drejtoj sytë a përqendroj vëmendjen diku; ia drejtoj në një pikë: mbante vështrimin nga rruga; aty e mbante mendjen; ia mbajti në lule të ballit (fig.) e qëlloi me diçka në lule të ballit.
-
-
bised
-
▸ e jap ose e shes me një çmim të caktuar: e mbante shtrenjtë.
-
-
v
-
▸ III zgjat në kohë; vazhdon, qëndron gjatë: mbledhja (rruga, shiu) mbajti dy orë; bateria (kurdisja) nuk mbajti shumë; koha (moti) mbajti butë.
-
▸ kam fuqi a mundësi të përballoj diçka; III nxë: mbaj deri në pesëdhjetë kile; mban dy litra; mban shumë ai (fig.) duron shumë.
-
Sinonime: