>
THENIESHQIP
mend

61 Thënie me tag "#mend"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


mend

Klasifikimi: f, sh

  1. f, sh
    mend,-të
    • aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën; zotësia për të shpjeguar ligjet e natyrës e të shoqërisë dhe për të vepruar në përputhje me to; zgjuarsi; mendje, arsye (edhe në disa njësi ): njeri me mend; i trashë nga mendtë; aq mend ka; vepron (sillet) me mend; i erdhën mendtë erdhi në vete; e kuptoi më në fund si duhet vepruar; mësoi nga një pësim; bluaj (rrah) me mend (diçka) sjell e përsjell diçka nëpër mendje për të gjetur një zgjidhje; e shoshit; është larg mendsh (mendjes) është fare e pabesueshme; s’mund të mendohet.
      Shiko gjithashtu:
    • mendimi që kemi për dikë a për diçka; ajo çka mendon dikush: ndërroi mend për të; e ka me gjithë (me tërë) mend e ka me të vërtetë, e ka pa ; / dije a përvojë e mirë; këshillë e mençur; mendje: u jep mend të tjerëve.
      Shiko gjithashtu:
    • kujtesë (edhe në disa njësi ): e kam ndër mend e kam parasysh; e sjell ndër mend e kujtoj; më vjen ndër mend më kujtohet; e mbaj mend e kujtoj, nuk e harroj; më doli nga mendtë e harrova.
      Shiko gjithashtu: