>
THENIESHQIP
ngrij

2 Thënie me tag "#ngrij"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


ngri/j

Klasifikimi: jokal, v, kund, kal, fig

  1. v, kund, kal
    ngri/j -va, -rë
    • III shndërrohet në akull; bëhet i ngurtë nga të ftohtët (një trup i lëngët); ngurtësohet; shkrin: ngriu uji (lumi, liqeni); ngriu betoni; / e ftoh sa të ngurtësohet a të mpikset, ftoh shumë diçka për ta ruajtur nga prishja: ngrij mishin në frigorifer.
  2. kal, v
    • ndiej shumë të ftohtë, mërdhij; / humbas ndjeshmërinë a mundësinë për të lëvizur trupin ose ndonjë gjymtyrë nga të ftohtët, nga një sëmundje etj.: ngriu në dëborë; më ngriu dora (këmba); ngriu i vdekuri u bë i shtangët trupi i të vdekurit, u ftoh; / III e bën të ndiejë shumë të ftohtë: më ngrin dhëmbët uji.
  3. fig
    • shtangem; marr qëndrim në këmbë pa lëvizur: ngriu në vend; ngriu nga habia (nga tmerri); / më mbetet diçka pa u bërë a pa u thënë nga frika, nga habia etj.: i ngriu lopata () në dorë; i ngriu fjala në buzë.
      Shiko gjithashtu:
  4. kal
    • e vesh diçka me një lëndë tjetër për ta bërë më të bukur; lyej; qëndis me ari: e ngriu në ar e praroi, e lau në ar; i ngrij pemët në sheqer u vë një shtresë sheqeri përsipër duke i zier në shurup.
      Shiko gjithashtu:
    • kollaris; hekuros mirë: e ngriu jakën.