>
THENIESHQIP
ore

73 Thënie me tag "#ore"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


ór/ë,-a I

Klasifikimi: f, sh, astr

  1. f, sh
    ór/ë,-a I -ë(t)
    • njësi kohe sa një e njëzetekatërta pjesë e ditës dhe e natës, që ka gjashtëdhjetë minuta; kohë e tillë ose e përafërt, që shërben për të dhënë mësim dhe si njësi e veprimtarisë shkollore; kohë e caktuar si cak: orë mësimore; ora e gjuhës (e historisë); ora e pritjes (e përcjelljes); një gjysmë (një ) ore; pas dy orësh; paguhet me orë; nuk e zë ora është në të mbaruar, përfundon së shpejti; sa është ora?; erdhi në orën tetë.
      Shiko gjithashtu:
    • kohë e shkurtër kur ngjet diçka, kur kryhet një veprim etj.; çast: orë për (më) orë nga çasti në çast; shumë shpejt; orë e çast vijimisht; gjithnjë; orë pas ore herë pas here; i orës së fundit që sapo është dhënë (për një lajm a njoftim); një orë (një çast) e më parë sa më shpejt; me orë të tëra për një kohë mjaft të gjatë; i ka orët të numëruara po i vjen fundi; i erdhi ora e fundit (e vdekjes) është para vdekjes, i erdhi çasti i fundit; ç’sjell (ç’bie) ora, s’e sjell (s’e bie) moti (viti) (fj. u.).
    • vegël a aparat me mekanizma të posaçëm, me një fushë të ndarë në dymbëdhjetë pjesë e me shigjetëza për matjen e kohës, sahat: orë dore (xhepi, muri, tryeze); ora e qytetit; orë me zile.
  2. astr
    • njësi kohe e përcaktuar sipas rrotullimit të Tokës ose të një trupi tjetër qiellor; njësi e matjes së kohës sipas një sistemi të caktuar: orë diellore (, astronomike); ora galaktike kohë e barabartë me 9,1 vjet të Tokës; ora zyrtare (ligjore) ora e me ligj në një vend; ora (vendore) ora e përcaktuar sipas mesditësit të një vendi.
      Shiko gjithashtu: , ,