>
THENIESHQIP
përpara

101 Thënie me tag "#përpara"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


përpara

Klasifikimi: ndajf, kund, fig, pasth

  1. kund
    përpára
    • nga ana e fytyrës së dikujt a e faqes kryesore të diçkaje; në drejtim të lëvizjes së dikujt a të diçkaje; përballë; prapa: qëndroi (eci) përpara; më doli përpara; kaloni përpara; fustan me kopsa përpara; u ulën përpara në autobus.
    • më shpejt nga ç’duhet (për orën); prapa: i shkon ora përpara.
  2. ndajf
    • në të ardhmen; në një kohë të afërt: koha që kemi përpara; kemi përpara konferencën; / në një kohë të hershme a në të kaluarën; dikur: nuk janë si përpara; e dinte që më përpara; përpara (para) se... (lidh. ).
    • në radhë të parë, më parë se diçka tjetër: përpara punën, pastaj pushimin.
  3. fig
    • në rrugën ku ecim; në një gjendje më të përparuar a në një shkallë më të lartë: u dolën pengesa përpara; bënë një hap të madh përpara.
  4. pasth
    • si përdoret për të nxitur dikë që të hidhet në sulm, të kapërcejë një pengesë etj.: përpara !; përpara për fitore të reja!
      Shiko gjithashtu: