peshë
26 Thënie me tag "#peshë"
▸
{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }} REZULTATET E KËRKIMIT:
pésh/ë,-a
Klasifikimi: f, sh, spec, fig, bised, sport
- specpésh/ë,-a -a(t)
- ▸ rëndimi i një trupi, që matet me një njësi të caktuar; ngarkesë; barrë: pesha neto (bruto); ngritje peshash; ra nga pesha (dikush) u dobësua ca; shitet me peshë; / shtypja që ushtron një trup mbi një tjetër për shkak të forcës tërheqëse të Tokës, të masës dhe të vetive të lëndës; veti e përhershme e trupave që bien poshtë për shkak të rëndesës: pesha (fiz.) pesha e një trupi ose e një lënde, e krahasuar me peshën e një të barabartë uji të pastër në temperaturën 4oC; pesha atomike (fiz.); pesha molekulare (fiz.).
- fig
- ▸ dhe rëndësia e një pune; detyrë e ngarkuar, që kërkon mund për t’u kryer; diçka e vështirë, barrë, përgjegjësi: pesha kryesore bie mbi të; e ka peshë të rëndë mbi supe; / vendi që zë diçka midis gjërave të tjera; vlera dhe rëndësia e dikujt a e diçkaje: peshë e vdekur (libr.) diçka pa vlerë, që s’hyn në punë; gjë pa jetë; pesha (libr.) përpjesëtimi i diçkaje në një tërësi; vendi dhe roli i diçkaje në një tërësi; njeri me peshë; i ka peshë fjala.
- bised
- ▸ gur peshoreje; peshore: llogarit peshat; i është prishur pesha.
- sport
- ▸ grup a kategori mundësish, boksierësh ose peshëngritësish që peshojnë afërsisht njëlloj: peshë e lehtë (e mesme, e rëndë).
Sinonime: