prish
12 Thënie me tag "#prish"
▸
{{ itm.artist }}:
{{ itm.lyrics }}
REZULTATET E KËRKIMIT:
prish
Klasifikimi: kal, fig, kund, bised, v
-
fig, kundprish -a, -ur
-
▸ e rrëzoj përdhe diçka të ndërtuar; rrënoj, shemb; e zbërthej dhe e dëmtoj diçka, e nxjerr jashtë përdorimit; edhe shkatërroj; ndreq: prish shtëpinë (muret, gardhin); e prishën vendin (ekonominë); ua prishën (synimet); po nuk prishe nuk ndërton (fj. u.); prish shtëpi e bëj kasolle (fj. u.) prish diçka të madhe e me vlerë për diçka të vogël e më vlerë të paktë.
-
-
kal
-
▸ shkriftoj, shprish; shthur: prish leshin; prish trikon.
-
▸ ndërpres rrjedhën e rregullt a zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje; i jap një drejtim tjetër; ia ndryshoj gjendjen a qëndrimin: e prishi qetësinë (heshtjen); ma prishi gjumin; ia prishi drejtimin (drejtpeshimin).
-
▸ e kundërshtoj; nuk ia plotësoj një dëshirë; ia kthej: s’ia prish kurrë të atit; ma prishe qejfin; s’di kujt t’ia prishë e kujt t’ia ndreqë.
-
-
fig
-
▸ edhe e ngatërroj, e çrregulloj, e pështjelloj: m’i prishi flokët era; ma prishi këngën; e prishi punën.
-
▸ i bëj keq dikujt a e dëmtoj diçka; e keqësoj; bëj që të humbasë shëndetin e bukurinë; shëmtoj; bëj që të humbasë vlerën a cilësitë e mira ; ; shthur: ngrica i prishi bimët; drita e fortë t’i prish sytë; ia prishi shëndetin (bukurinë); ia prishi shijen; fjalët e huaja të panevojshme e prishin gjuhën; e ka prishur paraja; njeriu i keq prish edhe të tjerët.
-
-
bised
-
▸ shtrembëroj fytyrën, buzët etj. nga një dhembje, nga një pakënaqësi etj.
-
▸ thyej para, shkoq: prish qindëshen.
-
▸ zhvirgjëroj.
-
-
v, fig
-
v
Sinonime: