>
THENIESHQIP
pushtoj

8 Thënie me tag "#pushtoj"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


pusht/ój

Klasifikimi: kal, kund, fig, v

  1. kund
    pusht/ój -óva, -úar
    • fut ushtrinë në një vend dhe zë tokat e tij; i rrëmbej lirinë dhe pavarësinë një vendi; zë me forcë një vend; çliroj: pushtuan vendin (qytetin).
  2. fig
    • arrij në një vend të vështirë a ngjitem në një vend të lartë dhe e shkel atë: alpinistët pushtuan majën; / edhe shtie në dorë diçka, zotëroj: pushtuan tregje të reja; kanë pushtuar majat e shkencës.
  3. kal
    • përfshij dikë a diçka me të dy krahët; përqafoj: e pushtoi të birin me mall; pushtoi shtyllën (trungun e pemës).
  4. fig, v
    • arrij ta kap me një vështrim: e pushtoi me sy gjithë klasën; / III vjen e përhapet, e mbulon a e përfshin të gjithë; : e pushtoi flaka; vendin e pushtoi errësira; heshtja pushtoi sallën; / më kap tërësisht një ndjenjë, një mendim a një gjendje; më bën për vete: më pushtoi gjumi (vaji, gazi); më pushtoi gëzimi (mërzia, malli, zemërimi, frika); e pushtuan mendime të zymta; më pushtoi një dëshirë e zjarrtë; pushtoi zemrat (mendjet) e njerëzve.
      Shiko gjithashtu: