>
THENIESHQIP
radhë

11 Thënie me tag "#radhë"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


rádh/ë,-a

Klasifikimi: f, sh, fig, pacak, ndajf

  1. f, sh
    rádh/ë,-a -ë(t)
    • shtresë a varg sendesh të vëna në një vijë ose në një drejtim njëri pranë tjetrit; rresht: radhët e tullave (e pllakave); radhët e trikos (e çorapit) vargu i sythave përbri njëri-tjetrit; / varg dukurish a ngjarjesh që vijnë njëra pas tjetrës.
    • rresht: radhët e librit; fletore me radhë të gjera (të ngushta); në mes të dy radhëve; në krye të radhës; i vë në radhë radhit; rreshtoj; vihem në radhë radhitem, rreshtohem; radhë e madhe (e gjatë); zë (mbaj, pres) radhën; hyj (rri) në radhë; dal nga radha; kam radhën. eja në radhë! (usht.) komandë për të ardhur në një vijë të drejtë, njëri pas tjetrit; e lexoi radhë për radhë.
    • rendi ose rregulli sipas të cilit bëhet diçka; vijueshmëria për të kryer diçka; vendi i dikujt në këtë rend: radha e veprimeve (e hyrjes); radhë e pa radhë pa një rregull të caktuar, si t’i , si t’i vijë mbarë; sipas radhës; jashtë radhe; tre vjet me radhë; për shekuj me radhë; i bëj (i lë) radhë (dikujt) e lë të flasë ose të bëjë diçka para meje; nuk e pengoj për diçka; vijnë (dalin, flasin, pyesin) me radhë; i (i zuri) me radhë; kur t’i vijë radha; kush e ka radhën (e shërbimit, e pastrimit)?; e kështu me radhë e të tjera; në radhë të parë së pari, para së gjithash.
      Shiko gjithashtu: ,
    • herë: radhën e parë; nuk e takova dot këtë radhë.
  2. fig
    • tërësi njerëzish me interesa e të përbashkëta, me gjendje shoqërore të njëjtë ose që bëjnë pjesë në një organizatë etj.: nga radhët e fshatarësisë; shtrëngojmë (ngjeshim) radhët bashkohemi edhe më fort; është i radhës sonë; hyri në radhën e pleqve; vë në një radhë me (dikë a me diçka) e quaj të një shkalle, të një vlere etj. me një tjetër.
      Shiko gjithashtu:
  3. pacak
    • si (në bashkëvajtje me një) shumë; disa; një varg: një radhë vendesh; i bëri një radhë pyetjesh.
  4. ndajf
    • si radhaz: i radhë.
      Shiko gjithashtu: