>
THENIESHQIP
rrugë

186 Thënie me tag "#rrugë"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


rrúg/ë,-a

Klasifikimi: f, sh, kryes, keq, bised, fig, anat

  1. f, sh
    rrúg/ë,-a -ë(t)
    • rrip toke i rrahur a i shtruar për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet e transportit; kalim në ajër ose në det për mjetet e fluturimit a të lundrimit; hapësirë e lirë për të kaluar përpara; vendi nga mund të ecim më tutje: rrugë e madhe ; rrugë e hekurt hekurudhë; rrugë malore; rrugë tokësore (ajrore, detare); rrugë e verbër (qorre) rrugë e mbyllur, që nuk vijon më tej, rrugë pa krye; rrugë dhish, ; rrugë pa rrugë në vende të rrahura e të parrahura; nëpër çdo vend nga mund të kalohet; mbyllën rrugët; s’e pa rrugën nga shkoi (nga vajti) iku menjëherë e me nxitim, ia mbathi; rruga “Naim Frashëri”; fëmijët e rrugës sonë.
      Shiko gjithashtu: ,
    • rruginë.
  2. kryes, sh, keq
    • edhe vendi jashtë banesës ose qendrës së punës: fëmijë rrugësh rrugaç; vajzë (grua) rrugësh vajzë (grua) e përdalë; qen rrugësh qen endacak; fjalë rrugësh thashetheme; fjalë e pahijshme; doli në rrugë doli jashtë; (shëtit) rrugëve.
      Shiko gjithashtu:
  3. bised
    • largësia a koha për të shkuar nga një vend në tjetrin; udhëtim; vajtje e nga pika e nisjes deri në pikën e mbërritjes: rrugë e gjatë (e largët, e shkurtër); rrugë e mbarë! (ur.); një orë rrugë; e rrugës; bënë një copë rrugë; sa mban kjo rrugë?; (zuri, nisi) rrugën nisi udhëtimin; u vu në rrugë nisi udhëtimin; mbeti në rrugë (në gjysmë të rrugës) nuk e përfundoi udhëtimin; është në rrugë e sipër është duke ardhur; u kthye nga rruga; bëri një rrugë bosh (pa ngarkesë); mbajti tri rrugë .
      Shiko gjithashtu: , , ,
  4. fig
    • drejtim i lëvizjes për të shkuar deri në një vend; drejtimi në të cilin zhvillohet një dukuri, një ngjarje etj.; vija që ndjek dikush drejt një qëllimi; hapësira a mundësia për të ecur përpara; mënyra e sjelljes ose e veprimit; vijë, binar: rrugë e drejtë; rruga e jetës (e zhvillimit); rrugë (diçka) nisi të zhvillohet mbarë; ecin në rrugë të panjohura (të pashkelura); nisi (zuri) rrugë të gabuar; ka marrë rrugë (ka hyrë në rrugë) të keqe (të shtrembër) nuk po sillet e nuk po vepron mirë; e solli në rrugë të mbarë (e vuri në rrugë) (dikë a diçka) e vuri në vijë; erdhi në rrugë (dikush a diçka) erdhi në vijë; çan rrugën; i la rrugë të lirë; e ka rrugën të hapur.
      Shiko gjithashtu:
    • mënyra për të zgjidhur diçka; rrugëzgjidhje; zgjidhje: me rrugë shtetërore (zyrtare, diplomatike); me rrugë të tërthortë me mënyra të parregullta a të padrejta; rruga (udha) e mesme mënyrë veprimi a zgjidhjeje që përpiqet të jetë në mes të dy anëve të pa as nga njëra, as nga tjetra: përdori të gjitha rrugët; i dha rrugë (diçkaje) vendosi se ç’duhet bërë; i dha zgjidhje; rrugë puna po zgjidhet puna.
      Shiko gjithashtu: , ,
    • periudha e nga dikush a nga diçka deri në një pikë; ngjarjet, veprimet dhe zhvillimi deri në një kohë a deri në një pikë: rruga e historisë.
      Shiko gjithashtu:
  5. kryes, sh, anat
    • gyp nëpër të cilin kalon ushqimi, gjaku, ajri etj.: rrugët e tretjes (e frymëmarrjes).