tru
31 Thënie me tag "#tru"
▸
{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }} REZULTATET E KËRKIMIT:
tru,-ri
Klasifikimi: m, sh, anat, fig, keq
- anattru,-ri -(të)
- fig, keq
- ▸ pjesa kryesore e sistemit nervor të njeriut si qendër e të menduarit; aftësia mendore për të gjykuar, për të arsyetuar a për të kuptuar realitetin; gjendja mendore e njeriut; njeri me aftësi të mëdha mendore; mendja (edhe në disa njësi ): njeri me tru njeri me aftësi mendore të mëdha; me tru e me zemër me mendje e me zemër; s’ka tru s’është i zgjuar; më shastisi (më thartoi) trutë më mërziti aq shumë duke folur etj., sa nuk e duroj dot më; i mbiu në tru iu ngul në mendje; çalon nga trutë nuk ka zhvillim mendor të plotë, është budalla; s’ia pret truri nuk e kupton, nuk e kap dot diçka; i pjell truri është i zoti për të shpikur dhe për të krijuar gjëra të reja; / sajon gjëra të paqena, trillon; i lëshon truri harron shumë; shtrydh trutë shtrydh mendjen; mbledh trutë mbledh mendjen, vij në vete; të than trurin të mpin mendimin; më ziejnë (më vlojnë) trutë më zien mendja; i ikën trutë e humbi arsyen; u shqetësua shumë, u bë si i çmendur; i kanë rënë trutë në qafë (mospërf.) nuk është në gjendje të arsyetojë qartë, është shushatur; derdh trutë lodhem shumë duke menduar për diçka; më dolën (më plasën) trutë u lodha shumë nga një punë e rëndë mendore; u lodha duke i folur dikujt, duke e këshilluar etj.; nuk i hyn në tru nuk e kupton dot; i kanë (i janë tharë, i janë rrudhur, i janë thartuar) trutë s’është më i aftë të arsyetojë e të gjykojë drejt, ka rrjedhur; është i shkrëndur nga trutë është fare pa mend në , është budalla; ia ka shkundur era trutë s’ka mend në ; është mendjelehtë; i është trashur truri s’i hyn gjë në ; i kanë zënë trutë () s’mban dot mend, s’i hyn gjë në ; ka mbetur prapa nga jeta; i ka trutë në fund të këmbëve është budalla; është shumë mendjelehtë; i janë bërë trutë i është bërë mendja ; e butë të ha trutë (fj. u.).
Sinonime: