>
THENIESHQIP
vetëm

1336 Thënie me tag "#vetëm"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


vetëm

Klasifikimi: mb, em

  1. em
    vét/ëm (i), -me (e)
    • edhe si që është vetëm një; që s’ka tjetër të tillë; që s’ka mbetur më i tillë; i fundit: djalë (bir, fëmijë) i vetëm; vajza (bija, motra) e vetme; kopja e vetme; shpresa (mundësia) e vetme; është i vetmi për (në)… dallohet mbi të gjithë, s’ka shok; / askush tjetër a asgjë tjetër përveç këtij ose atij, vetëm ky ose ai: i vetmi që do; e vetmja dëshmi që njihet.
  2. mb
    • që ka mbetur vetëm, pa familje e të afërm; që s’ka ndonjë që ta ndihmojë; i vetmuar: i vetëm; ishte (mbeti, jetonte) i vetëm; delen e vetme e ha ujku (fj. u.).
      Shiko gjithashtu:
    • një i tërë dhe i pandarë; i bashkuar: si një trup i vetëm; shkruhet si një fjalë e vetme.
    • i njëllojtë për të gjithë, i përbashkët; i njëjtë, po ai ose ajo: një gjuhë e vetme letrare; kanë një qëllim të vetëm.