>
THENIESHQIP
vijë

90 Thënie me tag "#vijë"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


víj/ë,-a

Klasifikimi: f, sh, gjeom, fig, muz, ndajf

  1. gjeom
    víj/ë,-a -a(t)
    • shenjë e hollë dhe e zgjatur nga një pikë te një tjetër; diçka e ngjashme me këtë shenjë ose e përfytyruar si e tillë; kufiri anësor i një sipërfaqeje; shenja e këtij kufiri: vijë pingule (e lakuar); vijë e drejtë (gjeom.) drejtëz; vijë e thyer (gjeom.) vijë që zgjatet në drejtime të ndryshme; vija e ekuatorit (gjeogr.); vijat e pentagramit (muz.); vijat e fushës së futbollit; vijat e bardha të ngjyer në rrugë brenda të cilëve lejohet kalimi i këmbësorëve; vija e flokëve shtegu i flokëve; vijat e pantallonave; fletore me vija.
      Shiko gjithashtu:
  2. f, sh
    • rrip i ngushtë ngjyre etj.; kufiri që ndan diçka ose që shënon caqet e një sipërfaqeje a të një hapësire; diçka në trajtë : vijë kufitare kufiri midis dy shteteve a krahinave; vijë ndarëse (ndarjeje) vija kufitare ndërmjet dy shteteve a ndërmjet zonave të pushtimit brenda një shteti; / tokësor që ndan dy ushtri ndërluftuese gjatë armëpushimit; vija e frontit (usht.); vija e mbrojtjes (usht., sport.); vija e armëpushimit (e ndalimit të zjarrit) (usht.); vija e verdhë (ndërt.) kufiri brenda të cilit lejohen ndërtimet në një fshat a në një qytet.
      Shiko gjithashtu: ,
    • e thelluar e gjatë dhe e ngushtë që hapet në tokë për të kaluar uji; rrjedhë uji; e plugut në arë etj.: vijë kulluese; vija e mullirit; një vijë nuk e kthen lumin prapa (fj. u.); / e thelluar në trajtë vjaske; rrudhë; ; vijëz: vijat e dorës (e ballit); vijat e qerres tragat; vijë gjaku.
      Shiko gjithashtu: ,
    • rrugë komunikacioni në tokë, në ajër a në det; sistem telash a kabllosh për lidhje telefonike e ose për rrymën elektrike; linjë: vijë ajrore (ujore, detare); vijë telefonike; në vijën Tiranë-Gjirokastër.
      Shiko gjithashtu:
    • rresht; kolonë: në vijë të zhdërvjellët (usht.); u vendosën në një vijë (në dy vija).
    • drejtimi i diçkaje: vija e shikimit (e të parit); vijë shënjimi (usht.) vijëshënim; vija e fluturimit të predhës.
    • varg njerëzish që kanë një paraardhës: në vijë të drejtë në lidhje të pandërmjetme gjaku.
  3. fig
    • rruga që ndjek një parti, një qeveri etj.; pikësynimet e qëndrimeve a të veprimeve të dikujt; ecuria e zhvillimit të diçkaje; drejtim; rrugë (edhe në njësi ): vijë e drejtë (); vijë (politike); shkeli vijën; është në vijë (dikush) është në rrugë të drejtë; (diçka) është në rregull; e solli (e vuri) në vijë e solli në rrugë; erdhi në vijë erdhi në rrugë; e ka punën në vijë i ecën puna mirë.
  4. muz
    • vijueshmëria e rregullt e notave a e toneve: vija melodike (muzikore).
  5. ndajf
    • si me shumicë, : i shkonte gjaku vijë.
      Shiko gjithashtu: