>
THENIESHQIP
zemër

478 Thënie me tag "#zemër"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


zém/ër,-ra

Klasifikimi: f, sh, anat, fig, bised

  1. anat
    zém/ër,-ra -ra(t)
    • organi qendror i qarkullimit të gjakut te njeriu dhe te kafshët, që gjendet midis mushkërive në anën e majtë të kraharorit dhe që rreh vazhdimisht; pjesa e majtë e kraharorit ku gjendet ky organ: rrahjet (sëmundjet) e zemrës; e plumbi në zemër; / send në trajtën e këtij organi: varëse grash me zemër.
      Shiko gjithashtu:
  2. fig
    • qendër e ndjenjave dhe e dëshirave më të thella, e gjendjes shpirtërore etj.; tërësia e ndjenjave, e vetive dhe e tipareve të njeriut; njeriu si bartës i këtyre vetive e tipareve (edhe në një varg njësish ): mik (shok) zemre; zemra ime!; me zjarrin e zemrës; e falënderoi nga zemra; ta jap me gjithë zemër; bëri vend në zemrën (e dikujt) fitoi dashurinë e dikujt; më bren zemrën më shqetëson diçka; ma copëtoi zemrën më pikëlloi thellë; e kam për zemër; më doli nga zemra nuk e dua më, m’u ftoh; i fal zemrën (dikujt) jepem plotësisht pas dikujt; të këndoftë zemra! (ur.) qofsh i lumtur e i gëzuar!; i ngriu zemra u tremb shumë; ka zemër të fortë duron shumë; s’ka zemër s’ka ; / është shumë i ndjeshëm; ka zemër luani është trim; ka zemër pule (lepuri) është ; më preku në zemër më mallëngjeu shumë; ma thotë zemra e parandiej; burri matet me zemër (fj. u.); me zemër të mirë! (ur.) gëzuar!; larg sysh, larg zemrës (fj. u.); bukë e kripë e zemër.
    • guxim; forca lëvizëse e diçkaje, shpirti: zemër; i dha zemër; zemra e industrisë së vendit.
      Shiko gjithashtu:
  3. f, sh
    • pjesa qendrore e frutit të pemëve ku janë farat; qendra e diçkaje, bërthama; mesi: zemra e mollës (e shalqinit); zemra e Tokës; në zemër të maleve (të Shqipërisë); në zemër të turmës.
  4. bised
    • lukthi; e barkut, barku: gropa e zemrës.
      Shiko gjithashtu: