Thënie Për Fenë e Krishterë


2024-03-02 16:31:45
Heshtja dhe Ati: Lumturi e pafund! Burimi dhe Caku, me mua gjithkund!


2024-02-24 13:53:19
Me gëzim a fal atë që më ofendon, duke e ditur se mua, Hyji gjithmonë më mbron!


2024-01-22 07:52:48
Kërkova sigurinë dhe siguri nuk gjeta; kërkova Paqen dhe ndodhi që luftë të gjej. Deri kur ky delir pastrues për shpirtin tim?


2024-01-22 07:51:49
Dashuria e Atit na ka thirrur, ngrohtësia e Atit na ka mbledhur, Zemra e Atit na ka gëzuar në plotësi, Fjala e Atit banon dhe vepron mes nesh! Oh, Jetë e Përjetshme, që gufon në ne, e i ke dhënë kuptim jetës sonë!


2024-01-22 07:51:34
Kisha nuk e aprovon mëkatin, Hiri nuk ka nevojë për aprovim: mos vallë të aprovuarit qëndrojnë mes Hirit e mëkatit?


2024-01-21 07:22:48
E vetmja traumë e vërtetë është mosnjohja e Atit Qiellor, që të bën të ndihesh jetim i përjetshëm. Në të kundërt, njohja e Atit, të bën të ndihesh bir e shëron çdo plagë.


2024-01-21 07:22:29
Mes thirrjesh të shumta në një çast dëgjova Thirrjen tënde dhe ishte si një jehonë përjetësie. Në Thirrjen tënde përjetova gëzimin e plotë.


2024-01-21 07:21:25
Gjithçka është pamje, dukje, dhe Thelbësorja është e fshehur. Pamja është relative, shërben nganjëherë, ndërsa Thelbësorja është e domosdoshme!


2024-01-21 07:20:56
Nëse jemi në Hirin e Zotit kemi gjithçka na duhet për të qenë plotësisht të lumtur: Për Hirin jemi të thirrur, lumturia është fryti! Sepse Hiri vjen përpara dhe lumturia pas.


2024-01-21 07:20:33
Lumturia nuk është Qëllimi ynë, por buron prej Tij dhe na shoqëron drejt Tij: Qëllimi ynë është Ati!


2024-01-20 16:53:08
Ati na ka dhënë gjithçka që kishte, që ne të jemi plotësisht të lumtur!


2024-01-20 16:52:49
Kam bërë çmosin ta fitoj Lumturinë, e pasi e arrita,po bëjnë çmosin që të ma marrin. Megjithatë, kam marrë një vendim, që të jetoj gjithmonë i lumtur, meqenëse kjo është dëshira e Atit tim!


2024-01-20 16:51:50
Ky është Plani i jetës sime: T’i bëj të lumtur të gjithë, t’i bëj të lumtur gjithmonë, të mos trishtoj askënd dhe asnjëherë! O Atë i shenjtë! Vetëm Ti mund të më ndihmosh ta realizoj këtë Plan!


2024-01-20 16:50:36
Gjithçka qëndron në pranim. E, kur pranimi bëhet me gëzim, çdo gjë shndërrohet në lartësim. Aty, pastaj, ka jetë dhe liri në çdo drejtim.


2024-01-20 16:50:14
Sa zinxhirë po copëtoj, përgjatë kësaj Rruge, e prapë skllevër duan të rrinë!


2024-01-20 16:49:13
Më mirë të më kryqëzojnë, me faj apo pa faj, sesa të kryqëzoj të tjerë, me faj apo pa faj. Në këtë Kryq, oh sa liri! Faleminderit, Zot, që më mësove këtë Udhë! Faleminderit, o Jezus, se Ti Udha je!


2024-01-09 06:30:19
Gjâja mâ e bukur, që mund t’i ndodhë nji njeriu: Të jetë në Hir! Mue m’ka ndodhë gjâja mâ e bukur: T’falem nderës, o Zot!


2024-01-09 06:29:28
Duhej të kaloja përmes ksaj shkretine, megjithëse ishte kaq e vshtirë, që të t’shihja Ty ashtu siç je!


2024-01-09 06:28:29
Sa shumë kam vuejtë kot prej gjykimeve të atyne që nuk shohin e jam mundue t’u jap dritë atyre që sy nuk kanë. Më fal, o Zot!


2024-01-08 06:39:33
Banoj në Hir e Hiri banon në mue. Ç’alkimi hyjnore! Banoj në Hirin që në mue banon!
{{ page + 1 }}/{{ pages }}