Thënie Për Jetën








2023-11-27 06:55:20
Jeta nganjëherë dramë është, komedi apo tragjedi, që e lexuar mes rreshtash gjithmonë është poezi.


2023-11-25 07:15:24
Do të shtegtojmë me gëzim nga Jeta për jetën e përsëri nga jeta në Jetën përgjithmonë.






2023-11-21 05:22:04
Jetoj me atë që më ka këshilluar babai, me atë që ma ka fal zoti, dhe me atë që më ka mësuar jeta.


2023-10-21 15:46:02
Më mirë veten të bindim, sesa të na kapë dëshpërimi. Pas vdekjes, prapë do rilindim, si dielli, pas çdo perëndimi.


2023-10-17 09:48:04
Semafor i jetës ndrin si yll, herë me dritë jeshile, herë me të kuqe. Drejt lumturisë, udhët i hap e i mbyll si këmbët një dashnore me huqe!


2023-10-11 14:01:20
Gjiri i së njëjtës nënë na mëkëmbi, kontinente të ndryshme na ushqejnë, mërirat na degdisën në planete të tjerë.


2023-09-30 06:28:00
Ashtu sikurse busulla në Polin e Jugut tregon Veriun në të gjitha drejtimet, ashtu edhe busulla e Jetës tregon gjithandej Vdekjen.


2023-09-05 17:59:54
Huqe dhe vese ke ti jetë. Dhembje hap dhe na godet. Por papritur, gjen ilaç. Na qetëson dhe na buzëqesh.




2023-04-01 05:39:58
Shumica e profesioneve kane në vete humanizmin. Përderisa njerëzit në profesionet e tjera bëjnë vepra të ndryshme humane duke iu ndihmuar njerëzve materialisht e shpirtërisht, përderisa të tjerët ndërtojnë shtëpi, ne mësuesit ndërtojmë njeri, ndërtojmë shoqëri, ndërtojmë njërëzi, ndërtojmë JETË.


2023-03-21 07:34:47
Koha është e vetmja gjë që nuk mund të merret mbrapsht, ndaj kalojeni atë me njerëzit e duhur.




2023-03-17 18:31:35
Po të mos ishte Dielli, në tokë nuk do kishte jetë. Dielli është zot i vërtëtë.




2023-02-16 12:40:58
Kur jeta behet tunel i gjate e i erret, jemi shpirt qe vazhdimisht kerkon drite dhe rrugedalje.
{{ page + 1 }}/{{ pages }}