gojë
49 Thënie me tag "#gojë"
▸
{{ itm.artist }}:
{{ itm.lyrics }}
REZULTATET E KËRKIMIT:
gój/ë,-a
Klasifikimi: f, sh, bised, fig, bot
-
f, shgój/ë,-a -ë(t)
-
▸ organ në pjesën e poshtme të fytyrës, që ka nofullat, dhëmbët, gjuhën, buzët dhe që shërben për të ngrënë, për të pirë, për të marrë frymë e për të folur; hapësira e këtij organi nga dhëmbët deri te ; organ i ngjashëm në turirin e kafshëve, te shpendët e te peshqit: hap (mbyll) gojën; s’kam vënë gjë në gojë nuk kam ngrënë gjë fare; të tretet në gojë është shumë i shijshëm; ma do goja më pëlqen ta ha; mendon vetëm për gojën (fig.) e ka mendjen vetëm për të ngrënë; goja tret (edhe) malet (fj. u.); shpjer gojën te buka e jo bukën te goja (fj. u.) përpiqu, puno që të sigurosh atë që duhet.
-
▸ diçka e rrumbullakët a e ngjashme si ky organ: goja e shpellës (e furrës, e tunelit); goja e sqeparit; çorape me dyzet gojë.
-
-
bised
-
▸ buzët: gojë e bukur; cepat e gojës; / dhëmbët: jam mirë nga goja i kam dhëmbët të gjithë të shëndoshë; ka vënë gojën.
-
▸ pjesëtar i familjes; frymë, vetë (për të ngrënë): ka gjashtë gojë për të ushqyer.
-
-
fig, sh
-
▸ edhe organ i të folurit te njeriu; ky organ, si shprehës e kumtues i mendimeve dhe i ndjenjave; gjuha; të folurit: hape gojën! fol!; mbylle (, mbaje) gojën! mos fol!; të lumtë goja! urim për dikë që flet a që këndon bukur, që thotë një fjalë të mirë etj.; ndreq (rregullo) gojën! fol mirë!, ndreqi fjalët!; i erdhi goja filloi të flasë (fëmija); e veten e nisi të flasë; e humbi gojën u bë , s’flet dot më; nuk flet më për diçka, e mbylli gojën; i merret (i mbahet) goja është i belbër; flet si i belbër nga frika, nga gëzimi etj.; s’i pushon goja flet shumë; i shpëtoi (i shkau) goja e tha pa dashje diçka; e ka gojën të keqe flet keq, është gojështhurur; e ka gojën hudhër (, ) thotë fjalë të këqija, fyese a lënduese për të tjerët; është i zoti i gojës; e ka gojën mjaltë (sheqer, llokum) është gojëmbël; ra (hyri) në gojë (të dikujt) e merr dikush nëpër gojë, e përgojon; me gojë të lan, me dhëmbë të çan (fj. u.); / ata që thonë e përhapin diçka: gojët e këqija (e ); gojët e botës.
-
-
bot
-
▸ gjymtyrë e parë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë: gojë asllan lulegojë; gojë ujku gojë asllan.
-
Sinonime: