>
THENIESHQIP
mish

16 Thënie me tag "#mish"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


mish,-i

Klasifikimi: m, sh

  1. m, sh
    mish,-i -ra(t)
    • pjesë e tultë e trupit të njeriut a të kafshëve, që mbështjell eshtrat; trupi lakuriq i njeriut: mishi i dhëmbëve trysat; mish i huaj (mjek.) ; ngjyrë mishi; ia nxiu mishrat e rrahu fort; ka vënë (ka lidhur) mish është shëndoshur shumë; s’i ka mish është shumë i dobët (zakonisht për kafshë); më dhembin mishrat; këput mish dëmtoj ndonjë muskul a nga një punë a peshë e rëndë; mbeti në mish mbeti lakuriq; s’ndahet mishi prej thoit (fj. u.) thuhet për dy vetë që janë të lidhur shumë miqësisht njëri me tjetrin.
      Shiko gjithashtu: , ,
    • kafshë e therur ose e caktuar për t’u therur; copë nga mishi i një kafshe: mish i trashë mish ; mish i tharë pastërma; mish i grirë; mish (lope, qengji, pule); lëng mishi; ther dy mishra; ble mish; dasmë pa mish nuk ka (fj. u.); edhe mishi të piqet, edhe të mos digjet (fj. u.) të bëjmë një punë pa dëmtuar tjetrën; çdo mish varet nga këmbët e veta (fj. u.) secili përgjigjet për punën e vet, prandaj çdo njeri duhet trajtuar veçan.
      Shiko gjithashtu: , ,
    • tuli i frutave: mishi i mollës (i pjeshkës).