>
THENIESHQIP
diell

113 Thënie me tag "#diell"

{{ itm.artist }}: {{ itm.lyrics }}


REZULTATET E KËRKIMIT:


diell

Klasifikimi: m, astr, sh, kund, fig, mb

  1. astr, sh
    díe/ll,-lli
    • trup i zjarrtë qiellor, në qendër të sistemit tonë planetar, që është burim drite e ngrohtësie; drita, ngrohtësia dhe e tij: lind (perëndon) dielli; e diellit; diell me dhëmbë (bised.) diell që shkëlqen, po nuk ngroh; diell dimri; syze dielli; në pikë të diellit në pisk të vapës; e ka marrë dielli është nxirë në diell; rrotullimi i Tokës rreth Diellit; ka shkuar (ka vajtur) dielli një ka disa orë që ka dalë dielli, po afron mesdita; ra (u fal) dielli perëndoi dielli; ngrihet (zgjohet) me diellin ngrihet sapo del dielli; dielli lind (ngroh) për të gjithë (fj. u.) secili ka të drejtë të jetojë i lirë e ta gëzojë jetën; dielli duket (shihet) që në mëngjes (që kur lind) (fj. u.) duket që në fillim se si do të shkojë diçka a si është dikush; nuk mbulohet (nuk zihet, nuk fshihet) dielli me (fj. u.) e vërteta nuk mund të mbulohet; nuk lyhet (nuk fëlliqet) dielli me (fj. u.) nuk përlyhet dot e vërteta e madhe; edhe dielli ka njolla (prov. libr.) nuk ka asgjë a asnjeri fare të përsosur e pa asnjë të metë; / edhe -j(t) trup i madh qiellor në qendër të një sistemi planetar.
      Shiko gjithashtu: , , , ,
  2. kund
    • vend që e zënë e këtij trupi qiellor; : mos rri në diell! e la në diell.
      Shiko gjithashtu: ,
  3. fig
    • diçka që është burim jete, përparimi, lumturie etj.: dielli i jetës sonë.
  4. mb, fig
    • si shumë i bukur, që ndrit i tëri: nusja hënë e djali diell.